Sulmi ndaj objekteve bërthamore, Donald Trump: Ta bëjmë Iranin të madh përsëri!

Donald Trump ka ndarë një mesazh tjetër në Truth Social duke bërë thirrje për ta “bërë Iranin përsëri të madh”.

Ai tha: “Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ndryshim regjimi, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse mos të ketë një ndryshimi regjimi? MIGA”.

Në një postim tjetër pak moment më vonë, Trump tha se pilotët e bombarduesve B-2 të përdorur në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi në SHBA.

Bëhet e ditur se vërejtjet e presidentit janë një lloj ndryshimi nga ajo që tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp.

“Ky mision nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit”, këmbëngul Trump.

Izraeli nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).