Sulmi me dron vret qytetarin amerikan në Siri

 

Ushtria amerikane kreu sulme të shumta ajrore në Siri kundër grupeve të lidhura me Iranin që i fajësoi për një sulm me dron që vrau një qytetar amerikan dhe gjithashtu plagosi pesë trupa amerikane.

Sulmi kundër personelit amerikan ndodhi në një bazë të koalicionit pranë Hasakah në Sirinë verilindore i cili u zbulua nga Pentagoni.  Pentagoni tha se dy nga anëtarët e plagosur të shërbimit u trajtuan në spital, ndërsa tre të tjerë dhe kontraktori i plagosur u transportuan në objektet mjekësore në Irak.

Inteligjenca amerikane vlerësoi se sulmi me dron u bë nga Siria një fakt ky që mund të përkeqësonte më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Uashingtonit dhe Teheranit. Edhe pse forcat amerikane të stacionuara në Siri kanë qenë në shënjestër të dronëve më parë, vdekjet janë jashtëzakonisht të rralla.

https://twitter.com/i/status/1639172444375384066

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin u shpreh se ai autorizoi sulmet ajrore precize të Komandës Qendrore të SHBA mbi objektet e përdorura nga grupet e lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në urdhërin e presidentit amerikan Joe Biden.

Irani dhe Siria nuk pranuan përgjegjësi për sulmet. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, raportoi se sulmet amerikane vranë tetë luftëtarë të mbështetur nga Irani në një depo armësh në lagjen Harabesh, në qytetin lindor të Deir el-Zour.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet me dronë dhe raketa po drejtohen nga milicia e mbështetur nga Irani, një kujtesë e gjeopolitikës komplekse të Sirisë ku presidenti Bashar al-Assad i sheh trupat amerikane si pushtues. Sulmi erdhi vetëm disa javë pasi gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, vizitoi Sirinë verilindore për të vlerësuar misionin kundër Shtetit Islamik dhe rrezikun për personelin amerikan.