VIDEO/ Sulm terrorist në Industrinë Turke të Hapësirës Ajrore, raportohet për viktima e të plagosur

Disa viktima u raportuan në një sulm terrorist që synoi objektin kryesor të Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në kryeqytetin Ankara.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya konfirmoi se shpërthim  ishte një sulm terrorist, por nuk specifikoi detaje.

Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit u dërguan në kampusin TAI, i cili punëson mbi 15,000 njerëz. Punonjësit e kompanisë, të vendosura në periferi të Ankarasë, u dërguan në një zonë të sigurt.