Sulm me armë në konsullatën suedeze në Izmir, plagoset rëndë një nga punonjësit
- 1 August, 2023
Një punonjës ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi të ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir. Sipas mediave të huaja sulmi ndodhi ne mesditë, një person ka qëlluar me armë, duke lënë të plagosur punonjësin e konsullatës në gjoks dhe në këmbë.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Autoritetet bënë me dije se pas ndërhyrjes, agresori është arrestuar dhe gjithashtu është sekuestruar edhe arma.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ