Stacionisti i Larisës jep llogari para hetuesve/ Mediat greke: Nuk ishte hera e parë që jepte urdhra të gabuar

 

Ka zgjatur  8 orë marrja në pyetje e përgjegjesit të stacionit  të Larisës,  i cili është lënë  në paraburgim pas përplasjes kokë më kokë të trenave në Tempi, që u kushtoi jetën 57 personave .

Ai ka  paraqitur argumentet e tij para hetuesve grekë por ato nuk kanë bindur autoritet të cilët e kanë lënë atë në qeli.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke  59-vjeçari nuk e kishte kuptuar gabimin e tij, duke i lënë gjërat të zhvillohen vetë, fatkeqësisht në një mënyrë kaq  tragjike. E për më tepër kjo nuk ishte hera e parë që stacionisti kishte dhënë urdhra  të gabuar,pasi pak ditë para përplasjes së trenit në Larisia , një tren kishte hyrë në linjën e gabuar.

Avokati i stacionisitit  emri  i të cilit nuk bëhet i ditur  për shkkak të ligjeve  greke është shprehur se ai ka thënë të vërtetën pa u frikësuar nëse me deklaratat  e tij ai do të mbajë më shumë përgjegjësi.

Mësohet se pas përplasjes 59-vjeçari ka kontaktuar me kolegun e tij i cili i është drejtuar me pyetjen “çfarë bëre”.

Ndërsa ai është përgjigjur’Nuk e di në cilën linjë e kam vendosur trenin,nuk më kujtohet.’Edhe këtë të hënë linjat hekurodhore nuk do të funksionojnë për shkak të grevave të punonjësve.

Sindikatat greke të hekurudhave janë ankuar prej kohësh për mungesë të standardeve të sigurisë, të cilat i vënë në rrezik si pasagjerët ashtu edhe punonjësit.

 

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *