Spanja përgatitet për temperaturat përvëluese në pranverë
Spanja po përgatitet për një javë me temperatura deri në 40 gradë Celsius që parashikohet të thyejnë rekordet për prillin. Duke përkuar me një thatësirë të gjatë, shkaku i temperaturave të parashikuara është hyrja progresive e një mase ajri shumë të ngrohtë dhe të thatë nga Afrika e shoqëruar me stabilitetin atmosferik dhe diell të fortë.
Kjo do të ishte shifra më e lartë për prillin që kur filloi mbajtja e të dhënave zyrtare meteorologjike spanjolle në 1961. Qeveria e rajonit qendror të Madridit njoftoi një plan veprimi, duke përfshirë lejimin e shkollave të përshtatin oraret e tyre dhe të sigurojnë ajër të kondicionuar në qendrat shëndetësore.
Sipas planit, shumë pishina të hapura të Madridit do të hapen një muaj më herët se zakonisht, në mes të majit. Sistemi i metrosë së kryeqytetit është vendosur gjithashtu të rrisë ajrin e kondicionuar dhe t’i bëjë trenat më të shpeshtë për të shmangur mbipopullimin.
Spanja ka parë 36 muaj radhazi me reshje nën mesataren. Rezervuarët në 50% të kapacitetit të tyre janë nën mesataren e dekadës së fundit. Ministrja e Mjedisit Teresa Ribera tha se muajt e ardhshëm ka të ngjarë të jenë të vështirë.