Sllovakia do t’i dërgojë Ukrainës 13 avionë luftarakë në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë
Qeveria e Sllovakisë miratoi të premten një plan për t’i dhënë Ukrainës 13 avionë luftarakë të kohës sovjetike, MiG-29, duke u bërë vendi i dytë anëtar i NATO-s që dëgjon kërkesat e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë, për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Kryeministri sllovak Eduard Heger, duke njoftuar vendimin gjatë një konference për media, tha se qeveria e tij ishte “në anën e duhur të historisë”. Më herët, Heger shkroi në Twitter se ndihma ushtarake ishte thelbësore për të siguruar që Ukraina të mund të mbronte veten dhe të gjithë Evropën kundër Rusisë.
Polonia se edhe ajo do t’i japë Ukrainës disa avionë MiG-29, duke filluar me katër që pritet të dorëzohen në ditët në vijim. Si Polonia, ashtu edhe Sllovakia ishin shprehur të gatshme edhe më parë të plotësonin kërkesat e Ukrainës për avionë ushtarakë, por vetëm si pjesë e një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar.
Sllovakia do të marrë 200 milionë euro nga Bashkimi Europian si kompensim dhe armë të paspecifikuara nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 700 milionë euro, në këmbim të dhënies së avinoëve të saj, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad.