Skandal në Itali/ 9 milionë euro për të promovuar turizmin e një shteti tjetër

Kjo është videoja promovuese e ministrisë italiane të turizmit pak para nisjes së sezonit turistik. Por video në fakt pasqyron bukuritë e Sllovenisë dhe jo të italisë. Në spotin e titulluar “Open to Meraviglia” shfaqet një grup të rinjsh të cilët pinë verë në një oborr të ndricuar nga rrezet e diellit.Por në fakt xhirimet nuk janë kryer në itali por në rajonin Cotar të Sllovenisë, afër kufirit me italianë  dhe shishja në tavolinë është verë sllovene dhe jo italiane.

Në  këtë video paraqitet perendësha Venera e cila shfaqet mjaft moderne duke ngrënë pica. Ajo i prezanton shikuesve disa prej atraksionet kryesore turistike të Italisë si, Koloseu i Romës apo katedralja e Firences.Gafa është kuptuar nga ndjekësit në rrjetet sociale që nuk kanë kyrsue kritikat. Një prej tyre ishte dhe historian Tomaso Montanari, I cili e cilësoi këtë fushatë reklamuese si tepër “groteske”.

Megjithatë , ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanche mbrojti punën e bërë duke u shprehur se paraqitja e perëndeshës romake si një blogere, kishte për qëllim tërheqjen e të rinjëve. Përveç kësaj gafe, kritika ka pasur edhe për financimin e fushatës reklamuese ku bën pjesë dhe ky spotit. U shpenzuan 9 milionë euro për të promovuar bukuritë e Sllovenisë.