Siria mes luftës dhe krizës humanitare nga tërmeti

Në Siri situata paraqitet shumë e rëndë. Njerëzit në Alepon e shkatërruar nga lufta janë të goditur më shumë.
Ditën kur tërmeti goditi Sirinë veri-perëndimore raketat goditën disa zona duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën dhe ndërtesat. Përpos tëmetit shpëtimtarët që përpiqen të gërmojnë nëpër rrënoja për të mbijetuarit ata gjejnë edhe të vrarët nga bombardimet.
Punonjësit e shpëtimit dhe civilët shpërthyen në brohoritje kur një familje e tërë u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Bisina të Sirisë. Babai, së bashku me djalin dhe vajzën e tij, u nxorën nga nën rrënojat ku kishin mbetur të ngecur për më shumë se dy ditë pas.
Sfida më e madhe është mungesa e makinerive të rënda dhe ekskavatorëve për të gërmuar nëpër rrënoja. Për shkak të mungesës së furnizimeve me karburant dhe gaz, po rezulton e vështirë transferimi i materialeve të nevojshme nga zona të tjera të vendit në krahinat veriperëndimore të prekura. Beteja e gjatë tashmë nënkupton se rajoni vuan nga infrastruktura e dobët, me shumë ndërtesa të ndërtuara keq që u shembën gjatë tërmetit të së hënës.
Me miliona të çrrënjosur nga lufta, Kombet e Bashkuara thonë se nevojat humanitare janë sot më të mëdha se kurrë. Me diplomacinë e mbështetur nga OKB-ja që nuk shkon askund, Siria mbetet thellësisht e ndarë. Avionët që transportonin ndihma emergjente dhe furnizime ndihme nga Iraku, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, u ulën në aeroportet e Damaskut dhe Aleppos.
I dërguari i Sirisë në OKB bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare ndërsa Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sanksionet e SHBA dhe BE po bllokojnë përpjekjet humanitare.
BASSAM SABBAGH, PËRFAQËSUES I PËRHERSHËM I SIRISË NË OKB: Shumë aeroplanë mallrash, refuzojnë të ulen në aeroportet e Sirisë , për shkak të sanksioneve amerikane dhe evropiane. Kështu që edhe ato vende që duan të dërgojnë ndihmë humanitare, nuk mund të përdorin ndihmat për shkak të sanksioneve. Prandaj ne bëmë një apel që të gjitha vendet, anëtare të Kombeve të Bashkuara, të ndihmojnë në këtë situate.
Gjysmëhëna e Kuqe Siriane u bën thirrje vendeve perëndimore të heqin sanksionet. “Hiqni sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Sirisë dhe popullit sirian”, tha Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane. Ndërkaq Papa Françesku u lut gjatë meshës së të mërkurës për viktimat e tërmetit masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë. Në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore, Papa bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të tregojë solidaritet ndaj dy vendeve.
GAZETARE: LIVIA KALLFA

Check Also

“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *