Sindikatat mbushin sërish rrugët e Francës kundër reformës së pensioneve

Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan dhe prodhimi i energjisë u reduktua  në Francë, ndërsa sindikatat organizuan ditën e gjashtë të grevave mbarëkombëtare kundër  reformës në pensione të presidentit Emmanuel Macron.

Plani i Macronit për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial.

Pas thirrjeve të përsëritura që Qeveria e Francës të heqë dorë nga ky plan, sindikalistët kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës. Gjithashtu është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave.

Kjo është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane. Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për të garantuar të ardhmen e financimit të sistemit pensional, që pritet të kalojë në deficit në vitet e ardhshme – për shkak të plakjes së popullsisë.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *