Silvio Berlusconi sërish në spital

 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi  është shtruar sërish në spitalin San Raffaele në Milano. 86-vjeçari ndodhet në terapi intensive  për shkak të probleme kardiovaskulare.Pas disa shqetësimeve me frymëmarrjen, ish-kryeministri i është drejtuar spitalit, ndërsa gjendja shëndetësore e tij aktualisht është e stabilizuar.

Berlusconi , katër herë kryeministër, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu ka pasur kancer të prostatës.Manjati i medias ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme vitet e fundit dhe doli nga spitali  gjatë javës së kaluar.