Silvio Berlusconi, kurrë nuk tregoi publikisht se kush duhet të udhëheqë perandorinë e tij

Katër herë kryeministër Italian, manjati i medias Silvio Berlusconi, kurrë nuk tregoi publikisht se kush duhet të udhëheqë perandorinë e tij të biznesit pas vdekjes së tij.

Pasuria e tij prej gati 4 miliardë euro ka të ngjarë të varet nga mënyra se si ai ka zgjedhur të shpërndajë 61% të aksioneve të tij në kompaninë familjare Fininvest midis pesë fëmijëve të tij nga dy martesa.  Aksionet e kompanisë Fininvest ranë me 2%, pasi investitorët prisnin ndryshime në pronësinë e saj pas vdekjes së Berlusconit. Marina dhe Pier Silvio mbajnë secili 7.7% të aksioneve në Fininvest, ndërsa tre fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e dytë zotërojnë së bashku një 21.4% të aksioneve.

Një rol të madh pritet të luajë vajza e tij e madhe Marina. Marina dhe Pier Silvio kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e kompanive të Berlusconit menjëherë pasi babai i tyre hyri në politikë në fillim të viteve 1990. Vajza e madhe e cila drejton Fininvest, ka menaxhuar edhe shtëpinë botuese Mondadori ndërsa Pier Silvio ka qenë në krye të biznesit televiziv Mediaset.

Barbara, Eleonora dhe Luigi, fëmijët që Berlusconi pati me gruan e tij të dytë, nuk kanë pasur ndonjë rol ekzekutiv kaq të profilit të lartë në menaxhimin e bizneseve të babait të tyre. Ende është e paqartë nëse nga kjo pasuri përfiton Marta Fashina, bashkëshortja e tretë me të cilën lidhi martesë vitin e kaluar.

Pasuritë e paluajtshme të ish kryeministrit Italian arrijnë vlera marramendëse. Vetëm rezidencat e tij kapin vlerën 100-150 milionë euro, nga vila e Arcore në atë të Macherio, shtëpitë e pushimit në Porto Rotondo si dhe në Kanë kanë një vlerë prej 500 milionë.