Claude Lorius, shkenctari pioner, ekspeditat e të cilit ndihmuan të provonin se njerëzit ishin përgjegjës për ngrohjen globale, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Në vitin 1956, sapo kishte mbaruar universitetin, ai iu bashkua një ekspedite në Antarktidë. Temperaturat atje ishin deri në -40C por pavarësisht kësaj, Lorius dhe dy persona të tjerë jetuan atje për dy vjet, duke mbijetuar me furnizime të kufizuara dhe një radio të dëmtuar.Në vitet 1970, Lorius filloi të dyshonte për rolin e njeriut në ngrohjen e planetit.
Por deri në një ekspeditë të vitit 1984 në bazën më të largët ruse të Antarktidës, ai ishte në gjendje të studionte bërthamat e akullit në peizazhin polar dhe të konfirmonte dyshimet e tij.
Lorius ishte francezi i parë që mori çmimin prestigjioz Blue Planet. Ai gjithashtu u nderua për arritje shkencore në vitin 2017 nga Instituti Franklin.