Shuhet në moshën 86 vjeçare Silvio Berlusconi
Ish kryeministri italian Silvo Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Ai ishte shtruar në spital për disa ditë në San Raffaele . Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm . Ai kishte shkuar sërish në spital për analiza pas daljes pas 45 ditësh disa javë më parë. Silvio Berlusconi ishte biznesmeni dhe politikani italian që ndryshoi Italinë .
Ai ka qenë katër herë kryeministër dhe i njohur nga të gjithë si Il Cavaliere, pasi ka marrë Urdhrin e Meritës për Punë në vitin 1977, nga i cili hoqi dorë pas një dënimi penal në vitin 2014. Perandoria e tij Mediaset është simboli i sipërmarrjes që ka shënuar fuqishëm kulturën masive dhe imagjinatën kolektive italiane dhe të huaj.