Merkato e verës pritet të sjell të tjerë çmendurira në Premier League angleze. Duket se rekordet e njëpasnjëshme të Chelsea do të thyhen, pasi Manchester United është gati të bëj lëvizjen më të madhe në historinë e futbollit britanik. Sipas asaj që raportojnë mediat e gadishullit, “djajtë e kuq” janë gati të paguajnë 107 milionë funte për kartonin e Victor Osimhen. Sulmuesi i Napolit është bërë objektivi kryesor i Manchester United pas paraqitjeve fantastike në këtë sezon të Seria A, ku ka shënuar 16 gola dhe është golashënuesi më i mirë.
Tekniku Erik ten Hag kërkon që me afrimin e Osimhen të gjej edhe zgjidhjen për repartin e sulmit, që deri më tani është nën varësinë e të huazuarit, Ëeghorst. Duke iu referuar mediave italiane, Napoli është gati për të lënë të lirë 24-vjeçarin nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 130 milionë eurosh, shifër që momentalisht United është gati ta paguajë. Në rast se një transferim i tillë ndodh, me blerjen e Osimhen United do të thyente rekordin që mbahet aktualisht nga Chelsea, që shpenzoi 125 milionë euro për të marrë nga Benfika Enzo Fernandez në merkaton e janarit.