Shtohen problemet ligjore për Donald Trump
Hetimit per nxjerjen e dokumentave te klasifikuara nga Shtepia e Bardhe po i vjen fundi dhe ndaj ish presidentit Donald Trump jane ngritur 7 akuza penale.Kete here keqperdorimi i dokumenteve te klasifikuara si top sekret mund ta dergojne ne burg Donald Tramp. Avokatet e tij jane njoftuar per ngritjen e akuzave nga prokuroria ndersa pritet qe ai te dale te Marten para gjykates ne Miami.
Donald Trump përmes nje video ka akuzuar administaren Biden se po e sulmojne per ta penguar per zgjedhjet presidenciale te vitit 2024.
DONLAD TRUMP- ISH PRESIDENT I SHBA-SË :Ata po përpiqen të shkatërrojnë reputacionin tim në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet. Kjo është po aq e keqe sa gjërat e tjera që janë bërë gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht gjatë zgjedhjeve të 2020. Pra, dua t’ju them se unë jam një njeri i pafajshëm dhe nuk kam bërë asgjë të gabuar.
Aktakuza lind nga një hetim njëmujor nga prokurori i posaçëm Jack Smith për të përcaktuar nëse ish-presidenti amerikan shkeli ligjin duke mbajtur qindra dokumente të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago, dhe nëse Trumpi ndërmori hapa për të penguar përpjekjet e qeverisë për t’i rimarë ato.
Prokurorët kanë thënë se Trump mori afërsisht 300 dokumente të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë rreth 100 dokumenta që u sekuestruan nga FBI-ja gushtin e kaluar gjatë një kontrolli të shtëpisë së tij. Ende nuk dihen pasojat politike të këtyre problemeve ligjore por me shumë gjasa Trump do të tërheqë më shumë vëmendje se kandidatët e tjerë që garojnë për Shtëpinë e Bardhë.