Shtetet e Bashkuara e shpallën gazetarin Evan Gershkovich si “të arrestuar gabimisht”
Shtetet e Bashkuara e shpallën gazetarin Evan Gershkovich si “të arrestuar gabimisht” nga Rusia dhe bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Gershkovich, gazetar me përvojë në Rusi, u arrestua muajin e kaluar në qytetin e Jekaterinburgut, derisa punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ).
Ai u akuzua formalisht për spiunazh, edhe pse WSJ i mohoi akuzat. Është hera e parë që nga koha sovjetike që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh. Emërtimi “i arrestuar gabimisht” në SHBA do të thotë se rasti duhet të transferohet në zyrën e të dërguarit të posaçëm për çështjet e pengjeve. Kjo, po ashtu, do ta rrisë profilin e rastit dhe do t’i lejojë Qeverisë amerikane të ndajë më shumë burime për të siguruar lirimin e tij.
“Gazetaria nuk është krim. Ne e dënojmë shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën e tij të vazhdueshme kundër së vërtetës”, tha Patel. FSB-ja pretendoi se Gershkovich po vepronte në bazë të udhëzimeve nga Shtetet e Bashkuara. Gjykata në Moskë ra dakord me kërkesën e FSB-së për ta mbajtur Gershkovichin nën arrest për dy muaj.