Shtëpia e Bardhë: SHBA janë të gatshme të ndihmojnë Tajvanin pas goditjes nga tërmeti
- 3 April, 2024
Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë të mërkurë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë Tajvanin, i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 7 ballë.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme. Të gjithë të prekurit janë në lutjet tona”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.
Tërmeti goditi Tajvanin gjatë orës së pikut të mëngjesit të së mërkurës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Gjithashtu tërmeti ishte më i forti në rreth 25 vjet në ishull.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ