Shpërthim në strehimin e refugjatëve në Itali, të paktën 30 të plagosur
Të paktën 30 persona janë plagosur në Italinë qendrore pas një shpërthimi në një vendstrehim refugjatësh që shkaktoi shembjen e ndërtesës.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se ka nisur një hetim për shkaktimin e lëndimit trupor nga pakujdesia dhe se shkaku i shpërthimit është i paqartë. Deri më tani, nuk ka pasur indikacione se mund të jetë një sulm.
Shkaqet që shkaktuan shpërthimin janë ende të paqarta. Prefekti i Viterbos, Antonio Cananà ka thirrur një mbledhje urgjente për këtë pasdite për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
“Nuk kishte sisteme gazi brenda strukturës – sqaruan administratorët e ‘Ospitës’ – si për ngrohje ashtu edhe për gatim. Do të duhet të konstatojmë origjinën e shpërthimit, ne e konsiderojmë veten të dëmtuar“.
Ndërtesa e shembur ndodhet në zonën industriale të qytetit, ku kryesisht banonin burra.