Shpenzimet ushtarake rriten në mbarë botën me gati 2.24 trilionë dollarë
Shpenzimet e mbrojtjes në Evropën Perëndimore dhe Qendrore në të gjithë botën arritën vitin e kaluar një nivel më të lartë që nga Lufta e Ftohtë, me gati 2.24 trilion dollarësh .
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm tregojnë se shpërthimi i luftës në Ukrainë ka shkaktuar rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në Evropë në tre dekada.
“Pavarësisht nëse ekonomitë po ecin më mirë apo më keq nga sa pritej, ushtria po merr më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme”, shprehet Nan Tian, një studiues që ndihmoi në hartimin e raportit.
Ekspertët shprehen se Gjermania ishte ndër kombet që theu normat e së kaluarës. Buxheti ushtarak i Gjermanisë ishte i shtati më i madhi në botë vitin e kaluar pas SHBA-së, Kinës, Rusisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Britanisë së Madhe. Lufta gjithëpërfshirëse e Rusisë kundër Ukrainës ka bërë që veçanërisht vendet evropiane t’i kushtojnë vëmendje buxheteve të tyre ushtarake. Që kur raketat e para ruse goditën qytetet e Ukrainës në fund të shkurtit 2022, çdo vend ka njoftuar shpenzime të reja.
Franca, Koreja e Jugut dhe Japonia zënë tre vendet e tjera si ndër 10 shpenzuesit më të mëdhenj të mbrojtjes në botë. Mbretëria e Bashkuar kishte shpenzimet më të larta ushtarake në Evropën Qendrore dhe Perëndimore me 68.5 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 2.5 miliardë dollarë, ose 3.6%, ishin ndihmë financiare për Ukrainën.
Disa nga rritjet e tjera më të mprehta nga viti në vit në shpenzime ishin në Finlandë, me 36%, Lituani 27%, Suedi 12% dhe Poloni 11%. SHBA mbetet deri tani shpenzuesi më i madh ushtarak në botë me 877 miliardë dollarë, që përbën 39% të totalit global, ndërsa Kina, shpenzimet ushtarake të së cilës janë rritur për 28 vjet rresht, është shpenzuesi i dytë më i madh i mbrojtjes në botë.
Evropa në tërësi, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, rriti shpenzimet e saj me 13% nga viti në vit, në atë që raporti e përshkruan si “rritja më e madhe vjetore në shpenzimet totale evropiane në epokën e pas luftës së ftohtë”. Ukraina ishte shpenzuesi i 11-të më i madh i mbrojtjes në botë pa një rritjeje prej 640% në shpenzimet e saj ushtarake. Barra e saj ushtarake ishte deri tani më e madhja e çdo vendi me 34% të PBB-së.