Shoqëria izraelite, thellësisht e përçarë me protestat pro dhe kundër reformës gjyqësore
Ishte radha e ekstremistëve të djathtë të Izraelit për të protestuar në mbështetje të reformës gjyqësore të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Mijëra mbështetës të reformës mbushën rrugët e Jerusalemit.
Vetë izraelitët mbetën të përçarë për këtë reformë e cila ka zhytur vendin në nga krizat më të thella politike gjatë viteve të fundit. Prej disa muaj mijëra kundërshtarë të reformës dhe të kryeministrit Netanyahu po protestojnë gjithashtu të frikësuar se po dëmtohet demokracia e vendit.
YARIV LEVIN-MINISTËR I DREJTESISË: Më shumë se dy milionë izraelitë kanë dalë gjashtë muaj më parë dhe kanë votuar në zgjedhje. Ata votuan për reformën në drejtësi.
Reforma sipas kryeministrit Benjamin Netanjahut është e nevojshme për të frenuar tejkalimin e kompetencave nga ana e disa gjyqtarëve, por kritikët thonë se reforma do të rrezikojë themelet demokratike të vendit. Duke valëvitur flamujt izraelitë , qytetarët u mblodhën para parlamentit, duke brohoritur se “populli kërkon reformën në drejtësi”.
BANORE: Prezenca jonë këtu tregon se askush nuk ka të drejtë t’i thotë qeverisë tonë se çfarë të bëjë dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit. Ne kemi një kryeministër.
Shumë zyrtarë në Izrael, duke përfshirë presidentin, roli i të cilit është kryesisht ceremonial, kanë bërë thirrje që palët të arrijnë një kompromis. Për momentin kryeministri është tërhequr, por ka shprishur vendosmërinë për t’i shkuar reformës deri në fund.