Shkon në 50 000 numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri

Tërmetet e 6 shkurtit 2023 -prej 7.8 dhe 7.5 ballësh në Turqi e Siri kanë shkaktuar vdekjen e  50.000 personave sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.