Koronavirusi në origjinë të pandemisë Covid mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje laboratorike. Ky është konfirmimi i fundit që mbërrin nga Departamenti i Energjisë në SHBA në bazë të dokumentave të analizuara.
Megjithëse ky konkluzion është është në kundërshtim me versionin zyrtar të qeverisë amerikanë por edhe me shumë burime të tjera të inteligjencës, kjo teori po ngjall shumë diskutime.
Raporti është përpiluar nga departamenti i energjisë që supervizionon aktivitetin e 17 laboratorëve shkencorë, disa prej të cilëve zhvillojnë kërkime në fushën e biologjisë së avancuar.
Raporti citohet nga Wall Street Journal, që saktëson se gjithsesi për të patur një konkulzion përfundimtar, do duhen rikonfirmime të tjera me bazë shkencore, për të arritur në konkluzion nëse Sars Cov 2 është gabim njerëzor në fushën e ekperimenteve dhe kërkimeve apo ishte mutacion në tregjet e Wuhanit.