SHBA/ Një person qëllon me armë zjarri gjatë festës së Halloween, 15 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago në SHBA ditën e sotme.
Gjatë një tubimi që hap siparin e festës së Halloween, një person ka qëlluar me armë zjarri drejt turmës së njerëzve.
Sipas CNN, policia vendase ka raportuar për 15 persona të plagisur nga të shtënat, ku 9 prej tyre janë gra dhe 6 janë burra.
Kryeinspektori i policisë së Çikagos, David Brown deklaroi se tre nga 15 të plagosurit janë fëmijënjë tb moshave 3-vjeçare, një 11-vjeçare dhe një 13-vjeçare si dhe.dy perosna të tjerë, një burrë 48-vjeçar dhe një 26-vjeçare, raportohet të jenë në gjendje kritike shëndetësore pasi kanë marrë plagë të rënda.
Fatmirësisht autori është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë. Policia amerikane bën me dije se gjatë momentit të arrestimit autori kishte me vete armën me të cilin besohet se ka kryer masakrën.