SHBA, Izraeli dhe Egjipti bisedojnë për një korridor shpëtimi për civilët në Gaza
Shtetet e Bashkuara po diskutojnë idenë e kalimit të sigurt për civilët e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin. Këtë e tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, cituar nga Guardian.
“Ne jemi të përqendruar në këtë çështje, janë duke u zhvilluar konsultime”, u tha Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Detajet janë diçka që po diskutohet dhe unë nuk dua të ndaj shumë prej tyre publikisht në këtë moment,” tha Sullivan.
“Ne nuk synojmë qëllimisht civilët,” tha Sullivan për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, kur u pyet për viktimat civile në Gaza .
“Ne punojmë për të siguruar që operacionet tona ushtarake të kryhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe ligjet e luftës.”