SHBA drejt marrëveshjes me Hamasin, kërkon lirimin e pengjeve amerikane

Zyrtarët në Washington mund të arrijnë një marrëveshje me militantët e Hamasit për të siguruar lirimin e pengjeve amerikanë në Gaza. Siç rapotohet pesë shtetas amerikanë mendohet se mbahen në Gaza, së bashku me trupat e tre të tjerëve që besohet se janë vrarë gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit tetorin e kaluar.

Sipas raportit, nëse bisedimet e armëpushimit që përfshijnë Izraelin dështojnë, SHBA do të kërkonte të arrinte një marrëveshje të njëanshme me grupin pa pjesëmarrjen e autoriteteve izraelite. Në vend të kësaj, ajo do të ndërmjetësohej nga Katari.

Gjithashtu ende nuk dihet se çfarë mund t’i premtojnë SHBA-së Hamasit në këmbim të lirimit të pengjeve. Megjithatë, ata vunë në dukje se militantët mund të mirëpresin një mundësi për të arritur një marrëveshje të njëanshme me Washingtonin në mënyrë që të ushtronin presion mbi marrëdhëniet e tij me Izraelin dhe ndoshta ta detyronin kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të pajtohej me versionin aktual të Hamasit të propozimit të armëpushimit.

Check Also

Sondazh i ri: Pse më pak njerëz zgjedhin të kenë fëmijë dhe arsyeja që i pengon

Sipas një sondazhi të ri të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar të enjten, përqindja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *