Sekuestrohen rreth 100 kilogram kokainë në portin e Selanikut, 9 persona në pranga

 

Rreth 100 kilogramë kokainë janë kapur në kontejnerin e portit të Selanikut, ku në pranga kanë rënë 9 persona. 6 prej të arrestuarve janë shtetas grekë ndërsa 3 të tjerë shtetas të huaj.

Mediat greke, bëjnë me dije se droga vine nga Amerika Latine.Policia ka ndaluar  dy makina të marra me qera  në të cilat udhëtonin autorët dhe në të cilat transportohej lënda narkotike.

Operacioni u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontenier me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej më pas drejt qytetit. Policia greke ka konfiskuar gjithashtu  edhe 100 mijë euro.