Sekuestrohen 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 mld euro në Gjermani, arrestohen shatë persona

Hetuesit gjermanë kryen bastisje në shtatë shtete federale dhe kapën kokainë me vlerë miliarda euro. Hetuesit thanë se ishte konfiskimi më i madh i kokainës në Gjermani. Siç raportohet dhjetra ton drogë u sekuestruan dhe shtatë persona u arrestuan.

BILD bën të ditur se janë përfshirë 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro. Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit. Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Në një ftesë për një konferencë për shtyp, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Dyseldorfit deklaroi se do të raportoi për “konfiskimin e dhjetëra tonëve kokainë me vlerë disa miliardë euro, që çoi në arrestimin e shtatë personave”.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Westphalia.