Sekuestrohen 3 ton kokainë me vlerë 880 milion euro në portin e Gioia Tauro në Itali

 

Policia italiane ka sekuestruar  3 ton kokainë të fshehur në dy kontejnerë me banane në portin e Gioia Tauro në jug të vendit. Lënda narkotike u zbulua falë përdorimit të skanerëve të sofistikuar dhe ndihmës së dhënë nga qentë e Guardia di Finanza.

Dërgesa kishte ardhur nga Ekuador dhe  nëpërmjet portit  gjerogjian Batumi, do të shkonte në Armeni.Mediat italiane nuk kanë ende të arrestuar ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një grup criminal të trafikut që vepron prej vitesh në jug të italisë.

https://twitter.com/i/status/1658386359663353863

Nëse sasia e lëndës narkotike do të dilte në treg do t’i siguronte trafikantëve të ardhura mbi 800 milionë euro.Sekuestrimi i lëndës narkotike i shtohet asaj të ditëve të fundit ku u sekuestruan edhe 600 kg kokainë sërish në këtë port. Droga ishte fshehur në 6 kontejnerë  dhe kishte si destinacion përfundmitar  Kroacinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.