Kancelari gjerman Olaf Scholz ka nisur fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke thënë se Ukraina i përket Europës së lirë dhe të bashkuar.
“Gjermania po mbështet Ukrainën në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe do ta mbështesë për sa kohë të jetë e nevojshme,” tha ai, duke përfshirë miratimin e më shumë se 12 miliardë eurove vitin e kaluar dhe duke pranuar më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas.
“Berlini po furnizon Ukrainën me armatime, municione dhe mjete të tjera ushtarake më të fundit, dhe duke vepruar në këtë mënyrë ka thyer parimet prej dekadash të politikës gjermane.
Gjermania do të vazhdojë të vendosë një ekuilibër midis ofrimit të mbështetjes më të mirë të mundshme për Ukrainën dhe shmangies së një “përshkallëzimi të paqëllimshëm” midis NATO-s dhe Rusisë.
Gjermania është e përkushtuar për të ruajtur sigurinë e Europës dhe territorin e aleatëve të NATO-s,” tha Scholz.
Ai tha gjithashtu se Berlini do të sigurojë një brigadë shtesë për të mbrojtur Lituaninë dhe duke ndihmuar Poloninë dhe Sllovakinë me mbrojtjen ajrore. Gjermania po udhëheq gjithashtu grupin e përbashkët të NATO-s dhe ka vendosur në gatishmëri 17,000 trupa.
Kancelari gjerman theksoi se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në baza të përhershme.