Mbi 200 trupa ukrainase kanë mbetur të vrarë në atë që Rusia tha se ka penguar ofensivën më të madhe ukrainase në pesë pika përgjatë frontit në rajonin jugor të Ukrainës të Donetskut.
https://twitter.com/i/status/1665687467868004353
Ende mbetet e paqartë nëse sulmi i raportuar përfaqësonte apo jo fillimin e një kundërofensive ukrainase, të cilën Kievi e ka premtuar prej muajsh për të rimarrë territorin. Forcat ruse goditën aeroportet ushtarake të Ukrainës dhe objektet e ruajtjes së armëve dhe municioneve me armë të precizionit të lartë.
Ndërkaq luftimet vijojnë të intensifikohen edhe në qytetin rus Belgorod. Një objekt ra në rajon për të cilën autoritetet dyshojnë se ishte një bombë. Guvernatori i rajonit të Belgorodit ka kërkuar që negociojë me grup luftëtarësh rusë pro-ukrainas që mbajnë robër ushtarët rusë .
Trupat vullnetare ruse pro Ukraines e bënë pretendimin në një deklaratë video të publikuar në Telegram pas një bastisjeje në rajonin rus të Belgorod. Korpusi, së bashku me luftëtarët nga Legjioni Rusia e Lirë, ka marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh brenda territorit rus, përfshirë javën e kaluar kur Moska tha se dy civilë u vranë gjatë luftimeve.
Ndërkaq autoritetet ruse kanë arrestuar më shumë se 100 persona në 23 qytete që kishin dalë në rrugë për të shënuar ditëlindjen e 47-të të Alexei Navalny. Disa prej tyre mbanin në duar pankarta me sloganin “Free Navalny”, “Unë jam kundër luftës”.
Navalny po vuan dënimin për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës mbi akuzat që ai thotë se janë të motivuara politikisht dhe dy muaj më parë ndaj tij u ngritën akuza për terrorizëm.