Rusia nis sulmin e 15-të ajror në Kiev

Disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas, Kiev,  sulmi i 15-të ajror rus në qytet këtë muaj. “Mbrojtja ajrore funksionon!” ,tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në kanalin e mesazheve Telegram. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa rajone duke përfshirë lagjen historike të Kievit, Podil.

Sipas informacioneve paraprake nga kryebashkiaku dhe administrata ushtarake e qytetit, nuk ka pasur viktima nga sulmet. Zyrtarët thanë se mbrojtja ajrore e qytetit rrëzoi 40 dronë përreth. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës deklaroi se Rusia vazhdon përpjekjet e saj kryesore për të pushtuar plotësisht rajonet Luhansk dhe Donetsk. Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 19 sulme në këto rajone në 24 orët e fundit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falënderoi forcat e mbrojtjes ajrore të vendit dhe i kërkoi parlamentit të tij të vendosë sanksione kundër Iranit për furnizimin e Rusisë me armë, duke përfshirë dronët Shahed. Ndërkaq një sulm me dron rus dëmtoi një pjesë të infrastrukturës në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, i cili është kyç për eksportet e saj të grurit. Ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin përdorur drone Shahed të prodhuar nga Irani në sulm.

Forcat ukrainase nuk specifikuan nëse dëmi në port kërcënonte eksportet e grurit. Vetëm përmes porteve në rajonin e Odessa-s, Ukraina mund të eksportojë drithëra dhe artikuj të tjerë ushqimorë si pjesë e një nisme për drithërat.

Me një kundërofensivë ukrainase të premtuar prej kohësh , që pritet të rimarrë territorin që kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë 15 muaj më parë, Moska ka intensifikuar sulmet e saj, duke synuar infrastrukturën dhe furnizimet ushtarake, por mbrotja ajrore e Ukrainës ka zbrampsur të gjitha sulmet duke rrëzuar dronët  dhe raketat ruse.