Rusia nis sulmet vdekjeprurëse me raketa në Ukrainë
Rusia sulmoi qytetet në një hark të gjerë në të gjithë Ukrainën nga kryeqyteti, Kiev, përmes rajoneve qendrore dhe jugore.
https://twitter.com/i/status/1651785487701401602
Në qytetin qendror të Umanit, tre persona u vranë dhe 17 u plagosën kur një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh, e cila më pas mori flakë. Gjithashtu në qytetin qendror të Dnipro një raketë goditi një shtëpi dhe një fëmijë dhe një grua u vranë, ndërsa mbetën të plagosur tre persona. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan rreth kryeqytetit në sulmin e parë në gati dy muaj dhe forcat ajrore të Ukrainës kapën 11 raketa dhe dy mjete ajrore pa pilot mbi Kiev, sipas Administratës së Qytetit të Kievit.
https://twitter.com/i/status/1651836584440872961
Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Kremenchuk dhe Poltava në Ukrainën qendrore dhe në Mykolaiv në jug. Forcat ruse kanë pësuar pengesa gjatë gjithë konfliktit dhe janë përpjekur për 10 muaj të futen në Bakhmut, dikur një qytet me 70,000 banorë. Rusia e sheh Bakhmutin si një qytet kyç prej nga të cilit synon të pushtojë edhe në qytetet e tjera në Ukrainën lindore.
https://twitter.com/i/status/1651809519574368258
Sulmet vijnë pasi forcat ukrainase pritet të nisin së shpejti një ofensivë me pajisje të reja ushtarake, duke përfshirë tanke, nga aleatët e saj perëndimorë, pasi forcat ruse bënë pak përparim gjatë një ofensive dimërore. Bombardimet nisën një ditë pasi Kremlini tha se do të mirëpriste çdo gjë që mund të afronte përfundimin e konfliktit, duke iu referuar një bisede telefonike midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e cila u bë të mërkurën.