Rusia lëshon urdhër arresti për ministrin e Brendshëm të Estonisë
Ministri i Punëve të Brendshme të Estonisë, Lauri Lanemets, është shpallur në kërkim nga Rusia, thuhet sot në bazën e të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë deklaron se Lanemets kërkohet sipas një neni të Kodit Penal, transmeton RIA Novosti, por nuk specifikohet se për cilin nen penal specifik bëhet fjalë.
Më 13 shkurt, autoritetet ruse lëshuan një urdhër për kryeministren e Estonisë, Kaya Kalas, për aktivitetet e saj në heqjen e monumenteve të epokës sovjetike.
Ajo është liderja e parë e një vendi për të cilën autoritetet ruse lëshuan një urdhër.
Lista përfshin Sekretarin e Shtetit të Estonisë, Taimar Peterkop dhe Ministrin e Kulturës së Lituanisë, Simonas Kyris, si dhe shumë zyrtarë dhe deputetë të tjerë nga Letonia, Lituania dhe Polonia.