Rusia feston 9 Majin, Putin akuzon Perëndimin se i ka shpallur luftë Kremlinit
Rusia ka perkujtuar përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq. Me qindra ushtarë marshuan në sheshin historik te Moskes.
https://twitter.com/i/status/1655899182576852994
Në ditën e fitores ndaj nazismit, presidenti Vladimir Putin e nisi fjalimin duke deklaruar se vendit të tij i është shpallur një luftë e vërtetë teksa shtoi se Rusia është duke mbrojtur sovranitetin e saj.
VLADIMIR PUTIN-PRESIDENT I RUSISË: Qytetërimi është përsëri në një pikë kthese vendimtare. Një luftë e vërtetë është nisur përsëri kundër Atdheut tonë, por ne kemi kundërshtuar terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të mbrojmë vendin tonë.
https://twitter.com/i/status/1655849163974746112
Duke iu drejtuar qyetarëve Putin shtoi se është krenar për ushtarët që po marrin pjesë në atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak”.
VLADIMIR PUTIN-PRESIDENT I RUSISË: Nuk ka kauzë më të fortë në botë se dashuria jonë për forcat tona të armatosura. Për Rusinë, për ushtrinë tonë.
https://twitter.com/i/status/1655846494723887104
Edhe pse fillimisht nuk pritej të merrte pjesë asnjë lider i huaj, të pranishëm ishin disa liderë te Republikave fqinje, qe kane qene me pare pjese e ish-Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, Rusia ka shtuar sulmet me raketa ndaj Ukraines. Sulmet ruse vijnë në një kohë kur SHBA përgatitet për një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen ajrore. Vendimi për ndihmën e re ushtarake vjen ndërsa Ukraina po përgatitet të nisë një ofensivë pranverore kundër forcave ruse .