Rritet zemërimi në Francë, mijëra njerëz dalin në protestë

 

Shërbimet e trenave u ndërprenë dhe disa shkolla u mbyllën ndërsa protestuesit i vunë flakën disa koshave të mbeturinave pranë Toulouse në Francën jugperëndimore.

Në ditën e nëntë të protestës mbarëkombëtare vjen pas mbijetesës së mocionit të mosbesimit të qeverisë së Macron. Punonjësit e aeroporteve si dhe mësuesit i janë bashkuar grevës.

”Përgjigja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë,” tha Philippe Martinez, i cili drejton një nga sindikatat.

“Unë mendoj se është një gjë e mirë që njerëzit janë ende duke u mobilizuar dhe që ngrihen për të drejtat e tyre. Unë mendoj se ne u përpoqëm të tregojmë shumë gjëra duke dalë në rrugë, për fat të keq, deri më tani nuk jemi dëgjuar, kështu që mendoj se po bëjmë gjënë e duhur duke mos u ndalur tani dhe se kemi të drejtë që duam që zëri ynë të të dëgjohet.  Mendoj se njerëzit kanë të drejtë që vazhdojnë të protestojnë”, u shpreh një banor.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në parlament pa votim javën e kaluar. Furnizimi me energji elektrike u reduktua si pjesë e grevave të vazhdueshme në këtë sektor.

https://www.youtube.com/watch?v=bGzhuSx3_Lw

Presidenti Emmanuel Macron është shprehur se projektligji për reformën e pensioneve do të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin. Macron theksoi gjithashtu se dhuna ekstreme nuk ishte e pranueshme, ndërsa ai respektoi të drejtën për protesta paqësore. Sondazhet tregojnë se një shumicë e gjerë francezësh janë kundër legjislacionit të pensioneve, si dhe vendimit të qeverisë për ta shtyrë projektligjin.