Rritet rastet e difterisë në kampet e refugjatëve në Britani
Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë Kanalin e La Manshit ka çuar në rritjen e rasteve të difterisë. Ekspertët e shëndetësisë i kanë bërë thirrje që të shtohen shërbimet shëndetësore në kampet ku aktualisht po qëndrojnë azilkërkuesit. Qendrat e pritjes në Mbretërinë e Bashkuar janë goditur nga një sërë skandalesh në muajt e fundit, duke përfshirë shpërthimet e disa sëmundjeve dhe sipas mediave puna e mjekëve është penguar nga Zyra e Brendshme.
Mjekët në Shoqatën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive shprehen se kontrolli i shëndetësor i njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla është jetik për të shmangur kërcënimin e shpërthimeve të ardhshme.
Një raport i fundit tregon se 73 raste me difteri janë zbuluar në kampet ku janë strehuar refugjatët. Kjo është një rritje shumë herë më e madhe në krahasim me vitin e kaluar ku u në mesin e azilkërkuesëve u zbluan vetëm 12 raste. Shumica e pacientëve të infektuar janë meshkuj afganë të moshës nën 18 vjeç me historinë të panjohur vaksinimi -.
Rreth gjysma e të infektuarve paraqitën probleme në lëkurë të shkaktuara nga sëmundja dhe 12% të tjerë nuk kishin simptoma dhe sëmundja në këto raste u kap përmes ekzaminimit ose gjurmimit të kontaktit. Zyrtarët shëndetësorë kanë këshilluar që vaksinat dhe antibiotikët t’u ofrohen njerëzve pas mbërritjes dhe të identifikohen kontaktet e ngushta.