Rritet në mbi 25,000 numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është rritur në mbi 25,401. Tani është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur  21,848 njerëz.

3,553 të tjerë janë vrarë nga tërmeti në Siri.

Vazhdojnë operacionet e shpëtimit në 10 provincat e Turqisë të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i së hënës.

Ndërkohë një djalë 16-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras, 119 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi vendin dhe Sirinë. Në skenat dramatike të shfaqura drejtpërdrejt në CNN Turk, Kamil Can u nxor nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë. Ai dukej se ishte në gjendje të mirë.

 

Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave.