Më shumë se 45,000 persona kanë vdekur në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe numri pritet të rritet në mënyrë dramatike pasi 264,000 apartamente janë shkatërruar në Turqi dhe shumë njerëz janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të madhe në historinë moderne të vendit.
Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit vdekjeprurës, tre të mbijetuar u shpëtuan ditën e djeshme nga rrënojat e ndërtesave në Turqi. Numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 39,672, ndërsa në Sirinë fqinje janë raportuar mbi 5,800 vitkima.
Ditën e djeshme në xhamitë në mbarë botën u mbajtën lutje në përkujtim të viktimave në të dy vendet, për shumë prej të cilëve nuk ka qenë e mundur të ndiqen ritet e plota të varrimit duke pasur parasysh përmasat e fatkeqësisë.
Edhe pse shumë ekipe ndërkombëtare të shpëtimit janë larguar nga zona e gjerë e tërmetit, ekipet vendase vazhduan të kërkojnë sot ndërtesat e rrafshuara, me shpresën për të gjetur njerëz të tjerë që mund të kenë arritur të qëndrojnë gjallë përtej çdo pritshmërie. Sipas ekspertëve, shumica shpëtohen 24 orë pas tërmetiti.
Hakan Yasinoglu, rreth 40 vjeç, u shpëtua në provincën Hatay të Turqisë jugore 278 orë pas tërmetit 7.8 ballë që goditi më 6 shkurt, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Stambollit.
14-vjeçari Osman Halebiye dhe 34-vjeçari Mustafa Avci u shpëtuan në Antakya (Antioki), Turqi. Gjatë transportit, Avtsi ka komunikuar me prindërit e tij, të cilët i kanë treguar foshnjën e porsalindur.
“Kisha humbur plotësisht çdo shpresë. Është një mrekulli e vërtetë. Më kthyen djalin tim. Pashë rrënojat dhe mendova se askush nuk do të dilte i gjallë prej andej”, tha babai i tij.
Avts, i rraskapitur, më vonë takoi gruan e tij Bilge dhe vajzën Almile në një spital në Mersin. Organizatat vënë në dukje se të mbijetuarit do të kenë nevojë për ndihmë për muaj të tërë pasi shumë infrastruktura të rëndësishme janë shkatërruar.
Në Sirinë fqinje, tashmë të shkatërruar nga më shumë se një dekadë e luftës civile, shumica e viktimave janë raportuar në veriperëndim, një zonë e kontrolluar nga rebelët që janë në luftë me presidentin Bashar al-Assad. Konflikti ka komplikuar përpjekjet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Të dyja palët kanë pasur përplasje gjatë natës për herë të parë që nga fatkeqësia, me forcat qeveritare që bombarduan periferi të Atareb, një qytet i kontrolluar nga rebelët i goditur keq nga tërmeti.
Mijëra sirianë që kishin kërkuar strehim në Turqi për t’i shpëtuar luftës civile të vendit të tyre janë kthyer në shtëpi në zonën e luftës, të paktën tani për tani.