Rritet bilanci i humbjeve, vriten dy ushtarë të tjerë izraelitë në Gaza
- 21 November, 2023
Ushtria izraelite ka zbuluar se dy ushtarë të tjerë, të moshës 20 dhe 26 vjeç, u vranë në luftimet në veri të Gazës të hënën.
Të paktën 383 ushtarë të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) janë vrarë në Gaza në gjashtë javët e fundit.
Kujtojmë se pasi Hamasi sulmoi më 7 tetor Izraelin, ky i fundit ka nisur një aksion luftarak në Gaza. Ndërkohë, përveç ushtarëve, shumë civilë të pafajshëm kanë mbetur viktima.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ