Rriten në 38,700 sterlina të ardhurat që duhet të ketë pritësi për bashkimet familjare në Angli

Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë një plan me pesë pika për të ulur emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej pikave ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin e emigracionit konkretisht për emigrantët që duan të realizojnë bashkime familjare.

Për një emigrant që kërkon të sponsorizojë një vizë, qoftë dhe për rastin e bashkimit familjar duhet të dëshmojë se të ardhurat vjetore që ka duhet të jenë 38.700 stërlina dhe jo 18.600 stërlina që i ka me ligjin aktual.

Me këtë plan qeveria angleze synon uljen e numrit të emigrantëve në 300.000 në vit.

Ndryshimet u paraqitën në parlament nga sekretari i shtetit për çështjet e brendshme James Cleverly i cili deklaruar se është koha të themi “boll është boll” kur flasim për emigracionin në Angli.