Rrëzohet një avion luftarak rus pranë kufirit me Ukrainën

Një avion luftarak rus SU-25 u rrëzua mëngjesin e kësaj të enjte në rajonin Belgorod të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, sipas autoriteteve lokale.

Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet i paqartë.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha se shërbimet e urgjencës dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes pranë qytetit Valyuky.