Rreth 400 metra mbi njerëzit, ja kush fshihet pas sulmit në Magdeburg

I dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është një burrë nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1974. Ai është 50 vjeç dhe quhet Taleb A.

Sipas mediave gjermane ai ka arritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Dyshohet se e kishte marrë me qira automjetin e përdorur në sulm. Mësohet se në ulësen e pasagjerit është gjetur një çantë dhe dyshohet se ka eksplozivë.

Që nga viti 2006 Taleb ndodhet në Gjermani dhe ka leje të përhershme qëndrimi si mjek. Burri nuk ka qenë i njohur si praktikant islamist.

Autori ka kaluar me makinë mbi 400 metra mes njerëzve në tregun e qytetit gjerman.Automjeti i përfshirë ishte një BMW e zezë.