Rregulla të reja për mbajtjen e hixhabit në Iran
Autoritetet iraniane kanë propozuar masa të reja për të zbatuar mbajtjen e detyrueshme të mbulësës së kokës për gratë, siç është vendosja e kamerave të vëzhgimit për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk respektojnë kodin e veshjes.
Ky sugjerim vjen në një kohë trazirash në të gjithë vendin, të shkaktuara nga vdekja e një vajze të re gjatë kohës sa ishte në paraburgim, pasi dyshohet se nuk e mbante “siç duhet” mbulesën e kokës. Sipas propozimeve të reja, ndëshkimi fizik nuk do të lejohet. Në vend të kësaj, shkelesit e rregullores do të ndëshkohen sipas një tabele të paracaktuar.
Kamerat e vëzhgimit do të përdoren për të monitoruar hapësirat publike për gratë që nuk mbajnë mbulesë dhe ato do të ndëshkohen më pas me masa që përfshijnë ndërprerjen e telefonit celular dhe lidhjeve të tyre me internetin. Policia dhe autoritetet gjyqësore do të ngarkohen me mbledhjen e provave dhe identifikimin e këtyre grave.
Komisioni i Kulturës tha se pronarët e dyqaneve dhe operatorët e bizneseve si qendrat tregtare dhe qendrat e akomodimit do të jenë përgjegjës për zbatimin e rregullave. Mbulesa e kokës, e vendosur nga gratë e besimit islam, u bë e detyrueshme në publik për gratë dhe vajzat iraniane mbi moshën nëntë vjeç pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.