Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e 6 shkurtit.
Tërmeti 7.8 ballë duket se e kanë gjunjëzuar Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra viktima, të plagosur dhe shumë të tjerë nën rrënoja.
Hatai është qyteti me i prekur nga tërmeti tragjik me pamje që nuk kanë nevojë për koment.
Situatën e ka ndjekur nga afër edhe gazetarja Aida Topalli nga portali Replika.al e cila rrëfen gjendjen katastrofike në qytetin Hatai në veçanti dhe Turqinë në përgjithësi.
Portali Replika.al nëpërmjet gazetares Aida Topalli prej ditësh ka përcjellur me zë dhe figurë situatën e rëndë.
Topalli thekson se qyteti është i shkatërruar plotësisht, me njerëz ende në rrugë, fëmijë që luajnë por me një trishtim të madh në fytyrat e tyre dhe me e njerëz të tjerë që prisnin në rrënoja për familjet që i kanë atje.
Ndër të tjera gazetarja e Replika.al vlerëson mikpritjen e autoriteteve turke në këtë rrugëtim të parë edhe të kësaj natyre për portalin Replika.al