RONALDO PA KLAUZOLE SI AMBASADOR

Cristiano Ronaldo nuk ka një klauzolë që të shërbejë si ambasador i Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Al Nassr, që ka mohuar kështu thashethemet se portugezi do të jetë imazh në ofertën për organizimin e Botërorit në Gjirin Persik.

“Al Nassr dëshiron të sqarojë se ndryshe nga raportet e lajmeve, kontrata e Cristiano Ronaldos me ne nuk përfshin angazhime për asnjë ofertë për Kupën e Botës. Fokusi i tij kryesor është te Al Nassr dhe të punojë me shokët e tij për të ndihmuar klubin të arrijë sukses,” thuhet në njoftimin e klubit saudit.

Ronaldo u transferua te Al Nassr muajin e kaluar pasi nënshkroi një kontratë 2 vjeçare e gjysmë që vlerësohet se vlen më shumë se 200 milionë euro.gjithashtu, 37-vjeçari mendohej se do merrte edhe 500 milionë euro të tjera si ambasador i Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030, duke i dërguar fitimet e Ronaldos në 1 miliard euro. Fifa do e zgjedh vendin organizator të Botërorit 2030 vitin e ardhshëm, teksa edicioni i Kupës së Botës 2026 do mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, duke shënuar herën e parë që turneu do të ndahet nga tre vende të ndryshme.