Nikki Haley një ish-gurvernatore e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në Kombet e Bashkuar ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024.
Në një status të publikuar më herët në ‘Twitter”, ajo ka thënë se tashmë nuk është koha për të qëndruar e tërhequr, por “ka ardhur koha për një Amerikë të fortë dhe krenare”.
Haley është e treta indiane amerikane që kërkon një emërim presidencial, ndërsa edhe Donald Trump më herët ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e garës.
Më parë Haley ka kritikuar sjelljen e ish-presidentin Trump. Republikanë të tjerë që pritet të nisin fushatën për t’u përzgjedhur për partinë e tyre përfshijnë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, shkruan BBC.