Rinis punën linja Athinë- Selanik nje muaj pas tragjedisë
Së bashku me gazetarët në trenin e linjës Athinë -Selanik mbikëqyrësi Christos Papakonstantinoum bëri kryqin teksa kaloi në vendin ku ndodhi përplasja tragjike e trenave në Greqi.
DREJTUES I TRENIT :Mos u shqetësoni, ne jemi profesionistë. Ka emocione, është një situatë e vështirë për të gjithë, por gjithçka është në rregull. Udhëtimet duhet të vazhdojnë dhe do të vazhdojnë shëndoshë e mirë .
Rifillimi i linjës Athinë-Selanik-Athinë , 32 ditë pas aksidentit të trenit në Tempi, ishte veçanërisht shumë emocionale për pasagjerët të cilët edhe pse mes frikës zgjodhën të bëjnë udhëtimin e tyre. Prekës ishte edhe momenti kur Intercity kaloi në vendin e përplasjes, tanimë i mbushur me lule për 57 jetët e humbura.
Nga Athina dhe në veçanti nga stacioni Larisis, treni i parë 882 u nis në orën 08:28 të mëngjesit për në Kalambaka me pasagjerë, mes të tjerëve, Ministrin për çështjet e transportit, Giorgos Gerapetritis, presidentin dhe drejtorin menaxhues të OSE Panagiotis.
Ministri për çështjet e transportit, u shpreh se janë përmirësuar nivelet e sigurisë në mënyrë që pasagjerët të ndihen të sigurtë. Trenat qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar e cila nuk i kalon 80 kilometra në orë, për trenat periferikë dhe të mallrave dhe 100 km për trenat e pasagjerëve, ndërsa në kabinën e trenit ndodhen dy makinistë dhe dy mbikëqyrës trafiku.
Njëkohësisht në stacionet ku deri më tani ka qenë në detyrë një stacionar janë vendosur edhe dy persona .Gjithashtu linjat e autobuzëve që transportojnë pasagjerët janë vendosur nën dispozicion. Shërbimet e plota do të rifillojnë më 11 prill, duke përfshirë transportin hekurudhor midis Athinës dhe qytetit të dytë më të madh të Greqisë, Selanikut. Plani, i rënë dakord në mbledhjen e Qendrës së Koordinimit të Sigurisë Hekurudhore vjen pak parta festimeve të Pashkëve ku njerëzit zgjedhin të udhëtojnë tek familjarët.