Rindizen zjarret në Australi

Dhjetëra zjarre shpëthyen në bregun lindor të Australisë për shkak edhe të të nxehtit ekstrem. Një zjarr 250 km në veri-perëndim të Sidneit detyroi autoritetet që të shpallnin emergjencën.

Banorëve në zonat e prekura në Uellsin e Ri Jugor  shteti më i populluar i Australisë  u është kërkuar të evakuohen , ndërsa ka raportime për dëme në disa prona. Temperaturat në disa pjesë të shtetit gjithashtu arritën në 40C, për herë të parë që nga janari 2021.

Gjithsej 33 zjarre janë përhapur në Uellsin e Ri Jugor, me 12 të pa kontrolluar ende. Pesë shkolla publike janë mbyllur për shkak të  cilësisë së ajrit shumë të rëndë. Autoritetet kanë deklaruar se temperaturat e larta mund të nxisin përhapjen e të tjera zjarreve në vend.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë ka deklaruar se kushtet e nxehta dhe të thata pritet të zgjasin deri të mërkurën. Australia Lindore ka përjetuar tre vera radhazi të kushteve të La Niña-s, me reshje shiu mbi mesataren që kanë shkaktuar përmbytje katastrofike.

Në vitin 2022, Sydney regjistroi vitin e tij më të lagësht që nga fillimi i regjistrimeve.Të paktën 33 njerëz humbën jetën dhe rreth 3 miliardë kafshë dhe zogj ngordhën nga zjarret e verës 2019-2020, një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija të Australisë.

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *