Rikthehet Facebook dhe Messenger, ende probeme me Instagram

Së fundmi u zgjidh një ndërprerje e rëndë në të gjitha mediat sociale të Meta, që rezultoi në pamundësinë e miliona përdoruesve të aksesojnë profilet e tyre për rreth 1.5 orë.

Në të njëjtën kohë, shfletimi dhe komunikimi përmes Instagramit mbeten jo plotësisht funksionale

Sipas downdetector, raportimet për probleme në Facebook dhe Instagram kanë filluar nga ora 17:00 e në vazhdim.

Në mënyrë të ngjashme, probleme u vunë re edhe në instagram, ku identifikimi u bë shumë shpejt i mundur me probleme komunikimi dhe pamundësi për të ngarkuar përmbajtjen që vazhdon ende deri tani.

Fakti që problemi ka ndodhur njëkohësisht në Facebook dhe Instagram lë të kuptohet se bëhej fjalë për një mosfunksionim qendror të infrastrukturës së Meta Platforms, në pronësi të dy shërbimeve.

Deri më tani, Meta nuk ka sqaruar natyrën e problemit dhe as nuk ka dhënë një përditësim se kur do të rikthehen shërbimet e saj.